Testohuni për Helikobakter Pylori nga rehatia e shtëpisë, në privatësi të plotë!
Vetë-test shtëpie për detektimin e antigjeneve të H.Pylori në feces, si një indikator i gastritit apo ulcerës në stomak. Helikobakter Pylori (H.Pylori) është lloj i bakteries që futet në trupin tuaj dhe jeton në traktin digjestiv (sistemin e tretjes). Kjo baktere mund të shkaktojë ulcera në stomak apo ulcera gastrike, të cilat janë çarje që zhvillohen në mukozën e lukthit. Ju po ashtu mund të keni ulcerë në pjesën e zorrës, nën lukthin tuaj, të cilat quhen ulcera e duodenit apo ulcera peptike. Në disa raste këto mund të çojnë deri tek kanceri i lukthit.
Testohuni nëse keni këto simptoma:
- Dhimbje e thatë apo djegëse e stomakut
- Fryerje
- Përzierje (nausea)
- Humbje e pashpjegueshme e peshës
- Vjellje
- Gogësimë apo refluks acidik
- Apetit i dobët
Të gjitha mjetet e nevojshme për vetë-testim dhe udhëzimet e përdorimit në gjuhën shqipe gjenden në paketim. Kutia përmbanë një (1) test.
Newfoundland
🇬🇧
14.99 €
Përfshirë TVSH-në
Disponueshmëria
10+ në stok